Festivali Mediterranean Film në Itali ka shpallur si aktoren më të mirë të këtij edicioni Albulena Kryeziun.
Aktorja nga Kosova është shpallur më e mira për rolin e saj në filmin “Tradhti me letra” me regji nga Valmir Tertini.
Këtë e bëri publike vetë regjisori në rrjetin social duke u shprehur edhe njëherë falënderues për të gjithë.
“Tradhti me letra”, flet për Meritën e cila ka pranuar që Azemi, burri i saj të martohet me një grua gjermane sa për t’i bërë letrat. Merita dhe Azemi kanë një vajzë. Pas katër viteve, Ana gruaja e Azemit insiston të vijë në Kosovë për të parë se ku ka jetuar burri i saj. Azemi, Meriten e prezanton si motrën e tij kurse gocën si mbesë të tij. Atë natë, të gjithë flenë, ndërsa Merita nis të qaj te pragu i derës, përballë dhomës së Azemit dhe Annës. Merita aty ndjenë tradhtinë e hapur.
Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët : Alexandra Waluk, Fisnik Zeqiri, Albulena Kryeziu, Granit Shala, Molikë Maxhuni dhe Nexhip Nexhipi.
Kryeziu është pjesë e Trupës Rezidente të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Mes roleve të saja përmendim “Eshtrat që vijnë vonë”, “Kolona”, “Anatema”, “Vdekja dhe Vasha”, “Turpi” etj.