Albulena Kryeziu është një ndër aktoret më të angazhuara ne skenën e teatrit, por edhe në kinematografi.
Ajo aktualisht luan në Teatrin Kombëtar të Kosovës por edhe në Teatrin e Gjakovës si dhe është pjesë e disa filmave që janë në realizim e sipër.
Por, pos jetës prej artisteje, aktorja ka edhe një jetë familjare, të cilën nuk e lë anash dhe herë pas here publikon imazhe në rrjetet sociale.
Së fundi, Kryeziu ka publikuar fotografi në faqen e saj në Instagram e Facebook, ku shihet e veshur me fustan të zi dhe bark të rrumbullakosur.
Albulena është martuar vitin e kaluar në privatësi të plotë me regjisorin gjakovar Ilir Bokshi.
Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe në disa projekte teatrale dhe filmike.