Albumi i nëntë i Demi Lovatos drejt përfundimit

Prishtinë | 22 Kor 2025 | 22:30 | Nga Ekonomia Online

Demi Lovato po rikthehet në muzikë.

Këngëtarja 32-vjeçare ka disa javë që ka paralajmëruar muzikë të re dhe së fundmi thuhet se albumi i saj i nëntë është në fazat e fundit të përfundimit, transmeton Klankosova.tv.

Për albumin e rij, Demi ka punuar me Zhone, e cila është producente ekzekutive e albumit.

Muzika e re e Demit po prek tingujt që ajo ka eksploruar më parë në këngë të tilla si “Solo” me Clean Bandit, “No Promises” me Cheat Codes, “Instruction” me Jax Jones dhe, sigurisht, “Neon Lights”.

Ende nuk është zbuluar data e publikimit të këngëve apo albumit në përgjithësi.

Të ngjashme