Reperi i njohur i skenës shqiptare, Capital T, vitin që lamë pas bëri bujë në estradë duke sjellë kështu plot 11 projekte të reja që u mirëpritën nga publiku.
Padyshim se vitië që lamë pas ishte viti i reperit Capital T, pasi gjatë 2019 ai solli plotë 11 projektë që publiku i ka mirëpritur.
Por hovin e njëjtë Capital T po e vazhdon edhe tani, pasi ai ka paralajmëruar se më 15 janar do të sjellë albumin “Skulpturë”.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram, ndërsa prezanton një video për fansat e tij.
“Është koha e albumit, çdo projekt tash e mas është prej “Skulpture” kjo që po nihet thirret “600PS” dhe publikohet më 15 janar në ora 15:15”, ka shkruar mes të tjerash ai. Albumit kam vendosur ti lë emrin “Skulpturë”. Skulptura është vepër e artit, është diçka që krijohet me mund, krijohet me forcë, krijohet me pasion e dashuri dhe unë konsideroj që këtë album e kam gdhendur ngadalë në detaje për të sjellë më të mirën për njerëzit që e duan muzikën time”, tha 28-vjeçari në një nga intervistat e tij të fundit”, ka shkruar reperi.
Në këtë video ai mori komente të shumta nga ndjekësit që duket se mezi po presin edhe për këto projekte të Kapos.
Ky është albumi i katërt i Capital T, i cili besohet se do të pëlqehet nga publiku marrë parasysh sukseset e tij të deritanishme.
Ai vitin e kaluar u përfol mjaft shumë edhe për koncertin “TIME CAPSULE” të mbajtur në Tiranë pasi ishte në tjetër nivel ngaqë ishim mësuar të shohim.