Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka vlerësuar si vendim të qëlluar shtyerjen e afatit tre mujor për dinarin qytetarëve serb në veri.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, AKB-ja pyet se pse nuk u informuan qytetarët tre muaj më parë para se të merret vendimi për ndalimin e dinarit, shkruan Ekonomia Online.
“AKB-ja vlerëson vendim të qëlluar të BQK-ës për të ju dhënë afat shtesë tre mujor qytetarëve për dinarin ,pa gjoba dhe ndëshkime, dhjetë pika spjeguse të qëlluara por të vonuara, por pse nuk u informuan qytetarët tre muaj para se të merret ky vendim për ndalimin e dinarit, para se të shkoj ky problem në arenën ndërkombëtare dhe para se të shkon në këshillin e sigurimit të OKB-ës,kush duhet të jep përgjegjësi në BQK”, thuhet ndër tjera në postim.
Postimi i plotë:
Vendim i qëlluar dhe i vonuar i BQK-ës
AKB-ja vlerëson vendim të qëlluar të BQK-ës për të ju dhënë afat shtesë tre mujor qytetarëve për dinarin ,pa gjoba dhe ndëshkime, dhjetë pika spjeguse të qëlluara por të vonuara, por pse nuk u informuan qytetarët tre muaj para se të merret ky vendim për ndalimin e dinarit, para se të shkoj ky problem në arenën ndërkombëtare dhe para se të shkon në këshillin e sigurimit të OKB-ës,kush duhet të jep përgjegjësi në BQK, Bordi që kërkoj zbatim te shpejtë dhe krijojë reagim qytetar politik e ndërkombëtar apo ishte vendim politik i qeveris ,e Bordi vetëm e ka miratuar duke mos analizuar mire implementimin e vendimit që ndalon qarkullimin e dinarit si valut e dytë në Kosovë .
Z.Agim Shahini kryetar i AKB-ës tha e kemi vlerësuar vendim të drejtë për ndalimin e dinarit por gjithmonë ka kërkuar kohë për implementim.