Aleksander Vlajiç kishte krijuar rrjet spiunazhi në Kosovë

Prishtinë | 27 Qer 2024 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Aleksandër Vlajiç, është personi i arrestuar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ai është i dyshuar për spiunazh në dëm të Republikës së Kosovës, dhe një gjë të tillë e ka bërë duke i dërguar informacione BIA-s.

Në gjurmë të tij ka rënë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, të cilët pas shumë hetimeve kanë zbuluar se i njëjti kishte krijuar një rrjet spiunazhi në Kosovë, dhe të rekrutuarit e tij kanë qenë kryesisht qyetarë serbë, të cilët kanë punuar në orgnaizata ndërkombëtare në Kosovë.

Aleksandar Vlajiç ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me shefin e qendrës së BIA-s në Novi Pazar, Ratko Gajtanovic, të cilin e ka informuar në vazhdimësi për zhvillime të sigurisë në veriun e Kosovës.

Pos kësaj, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka zbuluar se Vlajiç ka zbuluar emrin e një zyrtari të AKI-së dhe e ka dërguar te BIA, derisa një gjë të tillë e ka mësuar gjatë takimeve derisa ka qenë zyrtar i Policisë së Kosovës./Dukagjini

Të ngjashme