Menaxheri legjendar i Mançesterit do t’i drejtojë përsëri Djajtë e Kuq në Old Traford më 4 qershor, për herë të parë pas pensionimit më 2013.
Sir Alex Ferguson do të rikthehet për të drejtuar ekipin e Mançesterit në një ndeshje përshëndetëse për Michael Carrick.
75 vjeçari, që fitoi 38 trofe gjatë periudhës sa drejtoi Mançesterin, u pensionua më 2013, transmeton Gazeta Express.
Menaxheri legjendar ka marrë rolin e një lloj ambasadori për United dhe rregullisht merr pjesë në ndeshjet e ekipit.
Ndeshja përshëndetëse e Carrick kundër ekipit “All-star” të Harry Redknapp do të mbahet më 4 qershor në Old Traford.
Në të do të marrin pjesë gjithashtu edhe Paul Scholes dhe Ryan Giggs. Megjithatë, është ende e paqartë nëse ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili la Unitedin më 2009, do të luajë për Djajtë e Kuq.
Situata e Carrick në United, megjithatë, mbetet e paqartë, me kontratën aktuale të lojtarit e cila skadon në verë.