Mund të ketë një arsye pse Trent Alexander-Arnold është ende aq modest. Ai ende jeton në shtëpi me familjen e tij dhe nëna Dianne sigurohet që ai ende të ndihmojë me punë shtëpie.
“Unë ndihmoj me punë shtëpie. Me pastrim. Por më duhet të pranoj se nuk jam më i miri”, thotë 19-vjeçari.
Ndoshta kjo shpjegon modestinë e tij dhe mund të falet nëse mendon se viti që ka përjetuar ky 19-vjeçar ka qenë plotësisht normal, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Ai është shumë i përmbajtur, ndërsa flet se si siguroi vend titullari te Liverpooli, për paraqitje në finale të Ligës së Kampionëve, për debutimin me përfaqësuesen e Anglisë dhe paraqitjen në Kupën e Botës.
Ndoshta është ndikimi i prindërve të tij, Dianne dhe Michael, që e bëjnë atë aq modest. Alexander-Arnold vazhdimisht flet për ta gjatë intervistës. Ai ka bërë shaka duke treguar se nëna e tij i ka shkruar gjatë Kupës së Botës, duke ia kujtuar edhe të përdorë krem për mbrojtje nga dielli.
Ata thjesht nuk e lënë atë që të “fluturojë”, e njëjtë edhe vëllezërit e tij Tylerin 23-vjeçar dhe Marcelin 16-vjeçar.
“Ndiej se kam qenë shumë me fat. Nëna ime dhe babai im më kanë shtyrë drejt edukimit. Ende këtë ditë ata e shtyjnë vëllanë tim të vogël. Vëllai im i madh po ashtu është i ashpër ndaj vëllait të vogël duke e shtyrë, pasi edukimi është shumë i nevojshëm në jetë, të kesh një bazë të mirë dhe të kesh një punë të mirë. Nëna dhe babai im më kanë shtyrë të punoj fort në vitet e mia të hershme në edukim. Po të mos e kisha futbollin do të isha ende duke studiuar, ndoshta diçka lidhur me futboll”, shpjegon mbrojtësi anësor anglez.
Ai është paraqitur në shkollën private, St Mary’s në Crosby, nga mosha nëntë deri 13-vjeçare, kur u zhvendos në Rainhill High, për shkak të lidhjes së kësaj shkolle me akademinë e Liverpoolit.