Liberali flamand, Alexander De Croo, do të jetë kryeministri i ri belg që do të drejtojë një qeveri koalicioni, njoftojnë mediat lokale.
Zgjedhja vjen 16 muaj pas zgjedhjeve dhe pas negociatave intensive, raporton ATSh.
Duke cituar “burime të besueshme”, agjencia belge e lajmeve, Belga, tha se politikani De Croo do të kryesojë qeverinë e koalicionit me shtatë parti.