Alexei Navalny akuzon Kremlinin për vjedhje të zgjedhjeve për Dumën ruse

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi i burgosur i opozitës në Rusi, Aleksei Navalny ka njoftuar se Kremlini ka përdorur frikësimin dhe shtypjen për të vjedhur zgjedhjet për Dumën në Rusi.

Aktualisht, rezultatet tregojnë se fituese është partia “Rusia e Bashkuar”, që udhëhiqet nga presidenti Vladimir Putin.

“Një rezultat i rremë po shfaqet në tabelën e rezultateve. Vëzhguesit tanë u tërhoqën nga qendrat e votimit. Frikësimi dhe shtypja kanë lënë shumë njerëz pa vullnet. Njerëzit, thjesht, kanë frikë të dalin në rrugë”, njofton Navalny përmes një shkrimi në Instagram.

Ai është duke vuajtur një dënim prej dy vjetësh e gjysmë me burgim, nën akuza që aleatët e tij i shohin si të motivuara politikisht.

Rusia ka mbajtur zgjedhjet parlamentare nga data 17 deri më 19 shtator. Në zgjedhje ka munguar një prani e konsiderueshme e opozitës, pasi autoritetet i kanë shpallur “ekstremiste” dhe “agjentë të huaj: organizatat e lidhura me Navalnyn, duke i ndaluar garën secilit nga rrjeti i tij.

Golos një mbikëqyrës i pavarur i zgjedhjeve, tha se kishte regjistruar shumë shkelje gjatë votimit, përfshirë kërcënimet kundër vëzhguesve dhe fletëve të shumëfishta votimi, shembuj të qartë të të cilave qarkulluan në mediet sociale, ku disa individë u kapën nga kamera duke futur pako të fletëvotimeve në kutitë e votimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme