Prodhuesi italian i veturave Alfa Romeo pas 10 viteve do të ndërpresë prodhimin e modelit të tyre të veturës Giullette pas dhjetë viteve në treg.
Lajmi për ndaljen e prodhimit të veturës që u përpunua gjatë një dekade e kanë publikuar shumë media italiane por vetë kompania nuk e ka konfirmuar. Siç njoftohet, prodhimi i Giulletta është zbritur nga 70 në 40 vetura në ditë, për shkak të rënies së kërkesës.
Alfa Romeo ka kohë që ndodhe në krizë dhe ka probleme me shitjen e modeleve të tyre. Praktikisht vetëm dy modele të tyre gjenden në treg, e modeli trashëgimtar i Gullietta nuk është parashikuar në një të ardhme të afërt.
Kompania Alpha Romeo momentalisht e fokusuar në prodhimin serik të modelit koncept Tonale, që do të duhej të ishte modeli i radhës i kompanisë Alfa Romeo./GM