Ali Ahmeti: Albin Kurti ka marrë anë hapur në mbështetje të politikave antishqiptare të Mickoskit

Prishtinë | 03 Tet 2025 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka akuzuar se ka marrë anën e homologut të tij në Maqedoni të Veriut, Kristian Mickocki, në dëm të shqiptarëve atje dhe të drejtave të tyre.

Në një intervistë në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, Ahmeti tha se pozitat e shqiptarëve në RMV po degradohen për shkak të përfaqësimit jo të denjë në qeveri, transmeton Klankosova.tv

“Pse Albin Kurti merr anën e Mickoskit, ka marrë anë dukshëm, mua nuk më pengon. Unë kam bashkëpunuar me të gjitha partitë në Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk kam marrë anë, na duhen marrëdhënie të mira me të dyja shtetet shqiptare. Ka marrë anë hapur në mbështetje të politikave antishqiptare të Mickoskit. 2 muaj mediat në RMV janë marrë me Korridorin e 8, se po ndërtohet në Shqipërinë e Madhe”, tha Ahmeti.

Të ngjashme