Ali Ahmeti falenderon Rubin: Shpifjet e propaganda dashakeqe u çmontuan sot në Hagë

Prishtinë | 15 Sht 2025 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti ka thënë se ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka çmontuar shpifjet dhe propagandën dashakeqe që u bë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Ahmeti ka flanederuar James dhe SHBA-të që e përkrahën kushtrimin e popullit shqiptar për liri.

Ai nëpërmjet një shkrimi në “facebook” ka theksuar se lufta për pragun e shtëpisë ishte e drejtë.

“E vërteta del në sipërfaqe dhe të gjitha shpifjet dhe propaganda dashakeqe u çmontuan sot ne Hagë.  James, të falemnderit ty, falemnderit Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe botës demokratike që e perkrahu kushtrimin e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe pavarësi.  Lufta jonë për pragun e shtëpise ishte e drejtë, e duhur dhe e domosdoshme, prandaj dhe u përkrah nga Ëashingtoni, Brukseli, Londra, Parisi,Roma, Berlini dhe e gjithë bota liridashëse”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme