Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj sulmit që ka ndodhur sot në dy xhamitë në Zelandën e Re.
Ahmeti ka dënuar aktin terrorist duke e quajtur të papanueshëm.
“Dënoj aktin e papranueshëm terrorist në Zelandën e Re ndaj besimtarëve musliman dhe xhamive të qytetit që la pas vetës aq shumë viktima dhe të plagosur”.
Ndër të tjera numri një i BDI-së tha se “Akte të tilla barbare janë vepra kundër njerëzimit dhe duhet të dënohen nga e gjithë bota e civilizuar”
Ngushëllime familjarëve të të gjitha viktimave dhe shpëtim të lënduarve.