FC Ferizaj sot ka arritur marrëveshje dyvjeçare me sulmuesin 22-vjeçar, Ali Babaei, ka njoftuar klubi ferizajas përmes faqes së tyre në Facebook.
Iraniani është sulmues tipik, më herët ka luajtur për turqit e Ankara Keciörengücü, si dhe ka qenë pjesë e kombëtares iraniane për grupmoshat U18, transmeton Klan Kosova.
Pas nënshkrimit të kontratës, ai është shprehur i kënaqur që do të jetë pjesë e ekipit ferizajas duke premtuar angazhim maksimal si dhe bindje të plotë për arritjen e synimeve të klubit.