Sot janë bërë tetë vite nga mosprania fizike e poetit tonë të madh, Ali Podrimja, por që mbetet gjithmonë në kujtimet tona përmes trashëgimisë letrare që la pas.
Ali Podrimja, i cili ka qenë autor i shumë vëllimeve me poezi dhe me të drejtë konsiderohet një poet i kalibrit ndërkombëtar dhe si ndër përfaqësuesit më të njohur të poezisë së sotme shqiptare.
Poezia e tij ka qenë e pasur me figurshmëri poetike dhe me nivel të lartë kuptimor e sensual. Podrimja përmes artit poetik ka përçuar kulturën e traditën shqiptare dhe me krijimtarinë e tij e ka ngritur në një nivel tjetër poezinë shqipe.
Poezitë “Lum Lumi”, “Unë, biri yt, Kosovë”, e shumë e shumë poezi tjera të Aliut do të mbesin gjurmë të pashlyera në kulturën moderne të Kosovës.
E kujtojmë me mall dhe krenari poetin e paharruar Ali Podrimja. Krenohemi që e patëm dhe mburremi ende para popujve tjerë me krijimtarinë e madhe e të bukur që ka lënë pas.