Alisson Becker ka thënë se ish-klubi i tij, Roma, do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij, pas kalimit te Liverpool.
Ai u bë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke u transferuar te Të Kuqtë për 72.5 milionë euro.
“Në Romë i kam shijuar dy sezone të bukura; të ndryshme, të forta, por në fund përplot me arritje”, ka shkruar Alisson në llogarinë e tij në Twitter.
“Po shkojmë në drejtime të ndryshme, por dua t’i falënderoj të gjithë: klubin, ekipin, dhe të gjithë fansat e Romës që më kanë motivuar që të lë gjithçka në fushë”.
“Në veçanti dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e mi, të cilët kanë qenë në anën time në secilën betejë, në secilën baticë dhe zbaticë, dhe që kanë qenë të mirë me mua që nga dita e parë. Ishte vërtet një nder që të luftoj bashkë me ju djema”.
“Do ta mbaj përgjithmonë në zemër këtë klub dhe këtë qytet”.