Aliu: Duhet të punojmë më shumë për zhvillimin e transportit

| 03 Nën 2023 | 14:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim i Kuvendit të Kosovës të premtën ka mbajtur konferencën ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”, raporton Ekonomia Online.

Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se ndonëse është bërë punë e madhe në përmirësimin e infrastrukturës, sidomos asaj hekurudhore, Qeveria duhet të punojë për zhvillimin e transportit. Ai ka përmendur punimet në autostradën Durrës-Tiranë.

“Gjithë puna lidhet më transport, dhe siç e dini përpos projekteve aktuale kemi qenë të përfshirë edhe në projekte të ndryshme për hekurudha dhe iniciativa ku kemi pasur rezultate të shkëlqyeshme duke na mundësuar të ecim përpara”.

“Kosova është pjesë e korridorit 10, finalizimi i hekurudhës do të përmirësojë infrastrukturën e Kosovës me tërë rajonin, autostrada Durrës-Tiranë, në Prishtinë do të bëje lidhshmërinë edhe më të mirë. Qeveria e Kosovës dëshiron ta zhvillojë rrjetin e hekurudhave që të lidhe me rrjetet më të gjera evropian, Qeveria duhet të punojë për zhvillimin e transportit”.

Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Fitore Pacolli, tha se duhet që të ketë më shumë bashkëpunim sa i përket zhvillimit të transportit, raporton EO.

Sipas saj, parlamentet nuk bashkëpunojnë sikurse qeveritë prandaj edhe është i nevojshëm koordinimi.

“Për të ardhur deri të realizimi i këtij qëllimi nuk kërkon vetëm një komunitet një komb është një shqetësim i përbashkët që i tejkalon të gjitha kufijtë dhe ideologjitë. Sektori i transportit do të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë, në këtë konferencë nuk do të trajtojmë transportin vetëm si mënyrë për të transportuar njerëzit dhe mallrat, por ne do të shkojmë përtej kësaj”.

“… siç e dini parlamentet nuk bashkëpunojnë aq shumë së bashku sa bashkëpunojnë qeveritë dhe janë lënë anash kur bëhet fjalë për bashkëpunim ndërmjet vendeve, e kemi sjell këtë konferencë për të bashkuar parlamentarët për të bashkëpunuar më shumë shkëmbimi i përvojave është një gjë e çmueshme”.

Të ngjashme