Aliu e quan të frikshëm numrin e rasteve të reja me Coronavirus në Ferizaj

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 në këtë komunë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 55 raste të reja, të cilin i pari i Ferizajt e quan rekord të frikshëm.

“Bashkëqytetarë, Ferizaj po ngjitet frikshëm në krye të qyteteve me numrin më të lartë të të infektuarve me virusin COVID-19. Ju lutem, është koha e fundit të kuptoni e zbatoni drejt mesazhin e profesionistëve shëndetësor: vendosni maskën, mbani distancën e mbani higjienën personale. Mendo e mbro familjen e më të dashurit tuaj”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Me 55 rastet e reja të regjistruara sot, në këtë komunë ka shkuar 177 totali i rasteve aktive me coronavirus.

Në Kosovë sot janë regjistruar 214 raste të reja me coronavirus dhe katër viktima. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të mërkurën se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 86.

🔴 REKORD I FRIKSHËM – 55 raste të reja me COVID-19 në FerizajBashkëqytetarë, Ferizaj po ngjitet frikshëm në krye të…

Gepostet von Agim Aliu am Mittwoch, 8. Juli 2020

Të ngjashme