Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka folur rreth grafiteve të shumta të cilat janë bërë specifikisht rreth mënyrës së vdekjes së ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, raporton Ekonomia Online.
Ai ka folur për grafitin i cili u shfaq në natën e 9 janarit, ku paraqitet mënyra e vdekjes së Deharit me anë të një shishe.
Aliu tha se dikush fshehtas ka bërë një grafit, më saktësisht mbrapa Teatrit, i cili siç tha ai ngjason me “armën” me të cilën u vra Astrit Dehari.
“Porosia e këtij grafiti ishte “Im not a gun” ose “Unë nuk jam armë”. Dy ditë më parë dikush na ka kujtuar tmerrshëm vrasjen e Astritit. Disa ditë pas vdekjes së Astritit në një emision në Klan Kosova prezantohet një video e cila dëshmon se meqenëse askush nuk ka qenë në dhomën e Astritit atëherë kjo dëshmon se ai është vrarë”, tha Aliu.
Sipas tij, dikush u përkujdes edhe njëherë të na kujtojë që dikush e ka vrarë Astritin.
“Ne as nuk mund të imagjinojmë se si ndihet familja e Astriti ndaj këtij grafiti. Ky grafit dëshmon edhe mundësinë e kërcënimeve për disa vrasje të tjera. Tani në prag të një marrë veshje pushteti qe disa kohë po mundohet ta zvogëloja Lëvizjen VV-nw”, tha ai, raporton EO.
Aliu tha se ky grafit po paralajmëron edhe vrasje të reja.
“Ky grafit paralajmëron vrasje të reja. Kujtojmë se vrasja e Artritit nw burg ishte e paralajmëruar. Ruajuni se po vetëvrahuni është në deklaratë në Kuvend. Pas dështimeve të shumta ata dështuan që edhe me akuza qesharake ta dëmtojmë Lëvizjen. Ky grafit është bërë mbrapa teatrit. Kushdo që i ka bërë grafitet ai mund të qojë në fajtorin e vrasjes së Astritit”, tha Aliu.
“Policia e Kosovës e ka në dorë ta gjejë lidhjen dhe të arrijë te vrasësit e Astrit Deharit. Shkrimi i atyre grafiteve duhet të hetohet menjëherë, me urgjencë. Poashtu Policia e Prokuroria duhet të veprojnë menjëherë pas këtyre kërcënimeve”, tha ai.