Aliu: Hapen procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Insfrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë hapur procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq.

“Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë €”.

“Kjo rrugë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti zonës së rrafshit të Dukagjinit”, ka shkruar Aliu në Facebook. 

Të ngjashme