Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka zhvilluar një vizitë në Komunën e Podujevës, ku ka inspektuar punimet që po bëhen për rrugën nacionale Prishtinë-Podujevë, raporton Express.
Sipas Aliut, punimet po kryhen me një intensitet të lartë.
“Projekti i rrugës ka avancuar me një dinamikë të shpejtë, duke përfshirë punimet me një intensitet të lartë, të cilat vijojnë me një angazhim maksimal për çdo ditë. Jemi duke demonstruar një efikasitet të lartë dhe një menaxhim të shkëlqyer, për një projekt ku investimi është 38 milionë euro, e ku ky investim shtrihet përtej aspektit financiar, duke sjellë një ndryshim konkret në infrastrukturën rrugore dhe duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e shërbimeve të transportit për të gjithë”, ka shkruar Aliu.