Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka raportuar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, raporton Ekonomia Online.
Para deputetëve ai ka thënë se intervenimi te vila e Milan Radojiçiqit, i dyshuari kryesor për sulmin në veri, do të shoqërohet me lirimin e by-passit që u blloku nga vërshimet.
“Ajo është në by-pass të tuneli kjo është një projekt tjetër. Kur ka ndodhur vërshimi në veri tuneli i parë ka pasur shembje dhe ka qenë i bllokuar komplet tuneli dhe by-passi ka qenë i zaptuar. Intervenimi te vila e Radojiçiqit duhet të shoqërohet me lirimin e by-passit, dhe po ashtu të gjitha by-passeve që janë të zënë për arsye siguri më fushë e trafikut”.
“E po ashtu edhe këtë objekti që është në zonë e parë të liqeni, kjo ka qenë ide për me liruar sa më shpejt këtë by-pass, jemi në përgatitje të dokumenteve”, tha ai.
Këto komente ai i bëri pasi u pyet nga deputeti i VV-së Salih Zyba, në lidhje me veprimet e mëtutjeshme të institucioneve.
Aliu tha se Ministria ka vazhduar punën në projektet që kanë qenë më herët dhe ka nisur disa projekte të reja.
Ai tha se prioritet kryesor i kësaj ministrie ka qenë çështja e mjedisit, ku sipas tij, në këtë fushë është punuar më disa projekte dhe udhëzime administrative që do të ketë ndikim në ndryshimet klimatike.
Ministri tha se problem në vend është mungesa e resurseve ujore dhe se vendi për këtë çështje do të preket shumë edhe nga ndryshimet klimatike, sipas tij, ministria është duke bërë studimet të fisibilitett dhe ndërtim të digave të cila do të ndikojnë në furnizim me ujë të pijes, po ashtu sipas tij, ndërtimi i tyre do të ketë ndikim edhe në menaxhimin e vërshimeve.
“Prioriteti kryesor ka qenë çështja e mjedisit, por edhe infrastruktura. Transporti luan një rol të madh për vendin dhe kjo strategji do të luaj një rol të veçantë në hartimin e planit të punës. E kemi miratuar edhe kërkesat për shpronësim. Udhërrëfyesi i ekonomisë qarkore është i rëndësishme që ka të bëjë me trajtimin e mbeturinave. Në Kuvend është miratuar plani hapësinor i Kosovës. Kemi bërë marrëveshjen me Malin e Zi për korridoret ajrore”.
“Vendi ynë ka jashtëzakonisht pak resurse ujore, kemi pak potencial edhe për prodhim të energjisë dhe pijes, e lerë me për ujitje. Këto projekt që kanë të bëjnë me rezervat do të jenë një resurs ujor që do të plotësoj kërkesat e kësaj ane për ujë të pijes. Kjo i menaxhon edhe vërshimet, Kosova në rajon është vendi me i ndjeshëm më furnizim më ujë dhe ne do të prekemi me ndryshimet klimatike jashtëzakonisht shumë. I kanë munguar vendit tone studimet e fizibilitetit, këto rezervate do të ndikojnë edhe thatësira…”, tha ai.
Deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka pyetur ministri se sa është përqindja e realizmi të investimeve kapitale deri në muajin shtator.
Sipas ministrit deri tani për investime kapitale është përdoru 30 për qind e buxhetit, që sipas tij, kjo është më mirë se vitin e kaluar.
Deputetja e PDK-së Ganimet Musliu, ka pasur kritika për ministrin, sipas saj, Auditori ka publikuar një raport të keq për punën kësaj Ministrie.
Ajo ka pyetur se pse 64 punëtorë janë duke u paguar pa punuar asnjë ditë.
“Raporti që na ke sjell në shqyrtim nuk ka raportin financiar për të parë se sa është shfrytëzuat buxheti. Ky raport është më shumë një renditje se sa një matës. Raporti i Auditorit ka dhënë një raport të keq për ju dhe ka dhënë rekomandime që ju t’i përmirësoni. Sa rekomandime keni arritur që ti realizoni. Unë nga auditori do të kërkoj që të ketë edhe një raport të perfomancës për ministrin e juaj. Është mirë me na tregu pse janë paguar këta 64 punëtor pa pasur asnjë ditë pune”.
Ministri Aliu tha se çdo gjetje e Auditorit është trajtuar me sukses, sipas tij, vendet e punës janë problem i trashëguar, raporton EO.
“Për raportin financiar do të dërgoj një raport më të detajuar. Për çdo gjetje të auditorit janë marr më së shumit seriozisht. Po ka pasur telashe me sistemin e pagesave kjo ka ndikuar edhe në bilancin e përgjithshme në 30 për qindshin. Sa i përket çështjes së sistemimit të vendeve të punës janë problem të trashëguara jemi, për këtë jemi në hartim të rregullores të re që do t’i evitoj problemet e vendeve të punës”, tha ai.