Aliu jep detaje për telefonatën e Kurtit me Mustafën

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 22:34 | Nga

Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje e ka përmendur edhe telefonatën e zhvilluar mes kryetarit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafës.

“Albin Kurti e Isa Mustafa kanë biseduar para rreth një javë në telefon. Isa Mustafa ka thënë që po presin certifikimin e rezultatit”, ka thënë Aliu.

Aliu ka thënë se nuk ka pse të pritet çertifikimi. Sipas tij rezultatet po dihen më së qartë se kush do të jetë deputetet. Derisa ka thënë se është mirë qysh tash të fillojnë takimet dhe të flitet më konkretisht.

Ai më tutje ka thënë se do të jenë të hapur për të folur edhe për ftesa.

‘’Nuk ka pse të pritet certifikimi , rezultatet po dihen dhe kush do të jetë deputetë është më se e qartë. Është mirë që qysh tash të fillonin takimet të flitet më konkretisht. Gjithmonë do të jemi të hapur të flasim dhe për ftesa’’, ka deklaruar Aliu.

Në mes tjerash, Aliu ka përmendur edhe ndëshkimin që e quan ai që i është bërë LDK-së.

‘’LDK është ndëshkuar nga qytetarët edhe brenda për brenda listës së deputetëve të LDK-së që tregon që ka ndryshim brenda elektoratit. Kjo tregon që përgjithësisht i bie orientimi i qytetarëve për ndryshime nuk është vetëm te votuesit e VV-së por edhe brenda dy koalicioneve shihet se ekziston gatishmëria për ndryshime pozitive dhe këtu krijon kushte më të mira që të ndërtohet qeverisja në të ardhmen’’, ka thënë më tutje ai.

Të ngjashme