Aliu: Me të rinjtë po ndërtojmë Ferizajn e gjeneratës tjetër

Prishtinë | 13 Sht 2025 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ndërtimin e të ardhmes së komunës.

“Mëngjes plot energji me të rinjtë e palodhshëm, mbi supet e të cilëve, me zërin e shijen e tyre, ëndrrën që secili prej tyre ka, po ndërtojmë Ferizajn e Gjeneratës Tjetër!”, ka shkruar Aliu.

Ai ka shtuar se angazhimi i të rinjve është garanci për zhvillimin e Ferizajt dhe për vizionin e një qyteti modern, duke e quajtur atë “krenarinë e qytetarëve”.

Të ngjashme