Aliu: Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë ka mbyllur gjysmën e punimeve

Prishtinë | 17 Qer 2024 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se nënkalimi te stacioni i Policisë për vetura dhe këmbësorë tashmë ka përfunduar gjysmën e punës dhe pothuajse është në fazën përfundimtare, raporton Ekonomia Online.

I pari i komunës ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shihen pamje nga realizimi i këtij projekti.

“Vepra madhore infrastrukturore e transformimit urban – Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë, tashmë ka mbyllur gjysmën e punimeve për të vijuar me dinamikë të lartë edhe në gjysmën tjetër, çdo ditë drejt e më pranë përfundimit”, ka thënë Aliu.

Të ngjashme