Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu sonte në tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj është shprehur se ora e fitores po afron.
Ai tha se koha e Partisë Demokratike të Kosovës ka ardhur dhe siç u shpreh ai, koha për Kosovën më të mirë vuloset më 9 shkurt.
“Sot Ferizaj e tha zëshën fjalën e tij për 9 shkurtin, Partia Demokratike e Kosovës me Bedri Hamzën kryeministër. Të dashur ferizajas ora e fitores po afron, kumti i triumfit tonë po shpërndahet në kapilarët e gjithë vendit anë e kënd”.
“Koha e Partisë Demokratike të Kosovës ka ardhur, koha për Kosovën më të mirë vuloset më 9 shkurt, ku bashkë si sonte me mijëra do të festojmë. E gjithë Kosova e njeh fuqinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kur lëviz përpara Partia Demokratike e Kosovës, lëviz përpara edhe zhvillimi i Kosovës”, u shpreh ai.
Tutje, Aliu th se Ferizaj është shembulli më tipik i qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ferizaj e qytetarët e gjithë Kosovës nuk kanë kohë më të presin, nuk durojnë stagnimin, nuk pranojnë parakthimin. Ata tashmë mijëra sikur sonte, nga çdo anë e çdo kënd i Kosovës, njëzëri duan shpresë, duan zhvillim, duan punë reale, mirëqenie e stabilitet”.
“Koha dhe qasja e dënimit të shtetit, e qytetarëve të tyre po numëron orët e fundit, Kosova do të rilind më 9 shkurt, e barabartë, mbështetëse, mundësiplotë e zhvillimore për të gjithë. Ferizaj është dëshmia më kuptimplote, Ferizaj është shembulli më tipik i qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës”, u shpreh tutje ai.