Liburn Aliu prezantohet si drejtor i Portit të Durrësit

Prishtinë | 28 Tet 2025 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Zv. Kryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi këtë të martë drejtuesin e ri të Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, i cili zëvendëson drejtorin aktual, Kreshnik Bajraktari.

Gjatë fjalës së tij, Aliu ka falënderuar Ballukun dhe kryeministrin Edi Rama që i besuan këtë post, ndërsa tha shpreson të shihen sa më shpejt rezultatet dhe sukseset në drejtimin e Portit.

Aliu, i cili ka studiuar disa vite në Shqipëri në kohën e gjimnazit, tha me humor se ndoshta tani në Shqipëri e ‘shohin si të Kosovës’, ndërsa kur ishte në detyrë në Kosovë, ‘e shihnin si të Shqipërisë’.

“Jam i nderuar, e falënderoj republikën e Shqipërisë, kryeministrit dhe ministren që ma besuan këtë detyrë. Ju këtu më shihni si të Kosovës, atje më shohin sit ë Shqipërisë, nuk është e lehtë… por gjithsesi këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe uroj të kemi sukses dhe në tre vite portin e mallrave ta shohim të realizuar e më pas të lidhur me të gjitha rrjetet rrugore e hekurudhore me gjithë rajonin”, u shpreh ai.

Balluku tha se Aliun e ka njohur kur ai ka qenë ministër në Kosovë.

Të ngjashme