Aliu: Rezultatet për 21 persona dalin gjatë ditës, një i infektuar në gjendje jo të mirë

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 11:48 | Nga Halide Rexhepi

Njëzet e një persona janë testuar në komunë e Ferizjat si të dyshuar me Coronavirus. Përderisa vetëm të dielën në këtë komunë 35 persona kanë dalë pozitivë.

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, në një bisedë telefonike për Ekonomia Online ka treguar se janë duke pritur rezultatet e 21 personave të tjerë.

Ai ka sqaruar se një infektuar është në gjendje jo të mirë dhe është shtrirë në Infektivë.

Aliu ka kërkuar nga ministria e Tregtisë që të sqarojë vendimin për qarkullim e furnizuesve për mallra, pasi shumë tregtarë janë ankuar për moslejim të qarkullimit të mjeteve që bartnin mallra.

Të dielën 79 raste janë konfirmuar pozitive me Coronavirus. Kjo është bërë e ditur nga IKShPK-ja përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit nga gjithsej 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën Studentore, me SARS CoV-2 pozitiv janë diagnostikuar gjithsej 79 raste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme