Aliu takohet me autorin e romanit “Lulja e hidhur”, Biser Mehmetin

| 13 Dhj 2022 | 13:08 | Nga

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim autorin e romanit “Lulja e hidhur”, ferizajasin Biser Mehmeti.

Aliu përmes një postimi në facebook tha se është kënaqësi takimi me autorin e këtij romani i cili ka fituar vendin e dytë në konkursin e 30 vjetorit të Shtëpisë Botuese “Buzuku”.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë të mirëprisja autorin e romanit “Lulja e hidhur”, ferizajasin Biser Mehmeti, romani i të cilit u shpërblye me vendin e dytë në konkursin e 30 vjetorit të Shtëpisë Botuese “Buzuku”, vepër kjo që pati mbështetjen tonë në botim dhe e cila i ofrohet lexuesve me një rrëfim të veçantë e diskurs modern fatesh njerëzore

Të ngjashme