Ish-seleksionuesi i Anglisë, Sam Allardyce po pritet të marrë drejtimin e përfaqësueses së Indisë, bën të ditur “Mirror” të dielën.
Ish-trajneri i Boltonit do të vazhdojë traditën e trajnerëve anglezë që kanë drejtuar Indinë. Allardyce në krye të Anglisë kishte qëndruar vetëm 67 ditë.
Ai u shkarkua nga Federata e Futbollit të Anglisë pasi kishte rënë në kurth të gazetarëve të maskuar, ku kishte treguar metodat se si të shmangen rregullat e transferimit të lojtarëve.
Së fundi në krye të Indisë ishte anglezi Stephen Constantine. Ai kishte drejtuar përfaqësuesen për katër vite.