Juventusi pësoi të mërkurën në shtëpi disfatë nga Manchester Unitedi në Champions League të cilët shënuan dy gola të shpejtë në minutat e fundit të ndeshjes, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, trajneri i skuadrës italiane Massimiliano Allegri nuk dëshiron të mendojë shumë për këtë humbje, duke u koncentruar për ndeshjen e radhës kundër Milanit në Serie A të dielën.
“Ne u mërzitëm të mërkurën pasi nuk jemi mësuar të humbim, nuk ka ndodhur që nga prilli. Por kemi humbur një lojë që mund të jetë më pak e rëndësishme për grupin dhe tani është Milani kundër Juventusit. Çdo herë pas here, një hap prapa mund t’ju ndihmojë të lëvizni dy përpara”, ka thënë Allgri pas disfatës në Champions.
Gonzalo Higuain u largua nga Juventusi drejt Milanit këtë verë dhe Allegri për këtë nuk ka keqardhje.
“Higuain është një lojtar që i ka dhënë kaq shumë Juventusit, i cili ishte aq vendimtar në fitoret tona. Vendime u bënë nga të dyja anët dhe Milan bëri një nënshkrim të madh, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë”, shtoi italiani.
Por mungesa e Higuainit nuk do t`i shkaktojë problem Allegrit pasi që ai ka në dispozicion yllin portugez Cristiano Ronaldon që ishte transferi i kësaj vere për të cilin trajneri tha se është sulmuesi më i mirë në botë.