Allegri: Është normale që njerëzit mendojnë se Juventusi është favorit

Prishtinë | 21 Tet 2023 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Massimiliano Allegri ka pranuar se është normale që njerëzit ta cilësojnë Juventusin si favorit, por këmbëngul se skuadra e tij do të përballet me një nga favoritët për ligën, teksa “Zonja e Vjetër” do të përballet me Milanin në “San Siro” të dielën në mbrëmje.

Trajneri i Juventusit mbajti konferencën e tij të zakonshme për shtyp para ndeshjes të shtunën në mëngjes, ku u tha mediave se pret një atmosferë të ndërlikuar në Milano.

“Një ndeshje e mirë, interesante. Për momentin është i pari kundër të tretit, ne i dimë sfidat, të luash në “San Siro” është e bukur por e vështirë në të njëjtën kohë”, ka thënë fillimisht Allegri.

Allegri u pyet se çfarë mendonte për komentet e Stefano Piolit dhe shefit të Interit, Beppe Marotta, se Juventusi është ndër favoritët për titullin e ligës.

“Nuk e di pse e thonë këtë. Njëri është trajneri i Milanit, tjetri është drejtori i Interit, është normale që ata të thonë se Juve është favorit”, u përgjigj ai.

“Duhet të marrim sa më shumë pikë për të arritur në top 4 në fund të majit. Le të shijojmë ndeshjen e nesërme kundër Milanit dhe pas kësaj do të shohim se çfarë mund të bëjmë”.

“Jam kurioz të shoh se çfarë lloj ndeshjeje do të kemi kundër njërit prej tre favoritëve për ligë së bashku me Interin dhe Napolin, dhe gjithashtu në një stadium kaq të rëndësishëm dhe të mbushur i tëri”, përfundoi ai.

Juventusi momentalisht mban vendin e katërt në elitën e futbollit me 17 pikë të grumbulluara, katër më pak se lideri Milani.

Të ngjashme