Allegri “lakmon” Barcën – Trajneri në pritje për vendimin rreth Valverdes

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Massimiliano Allegri duket se e ka të qartë dëshirën për aventurën e tij të ardhshme.

Trajneri i cili korri suksese të mëdha me Juventus ka bërë të ditur se do të ndajë rrugët me kampionët e Serie A, dhe tani është në kërkim të një skuadre të re.

Situata jo e mirë në ‘Camp Nou’, e cila erdhi pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe vazhdoi me humbjen në finalen e Kupës së Mbretit, duket se i intereson edhe trajnerit italian.

‘Goal’ mëson se Allegri po pret për një thirrje nga Barcelona, pasi situata e Ernesto Valverde së fundmi është vënë në pikëpyetje, transmeton lajmi.net.

Klubi kishte vendosur që t’ia vazhdonte kontratën për 12 muaj Valverdes, por ky i fundit mund të mos e gëzojë atë kontratë.

Janë të shumtë edhe tifozët e Barcelonës të cilët duan largimin e Valverdes, pas dy dështimeve (Liverpool, Valencia).

Në anën tjetër, Allegri më herët kishte thënë se në shansin e parë ai do të kthehet në punën e trajnerit, dhe sigurisht Barca do të ishte një projekt që vështirë se do të refuzohej.

Të ngjashme