Ish menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri, tash për tash, e ka përjashtuar mundësinë që të marrë drejtimin e Arsenal.
Ai ka thënë se pozitë menaxheriale nuk do të marrë deri në verë, shkruan ESPN, transmeton Klan Kosova.
Nëse është i etur për t’u kthyer si trajner, italiani është përgjigjur: “Në Qershor. Nuk e di nëse ju do ta quani këtë pushim ose jo”.
“Giovanni Branchini dhe unë menjëherë morën këtë vendim. Për aq sa marrëdhënia me Juventusin erdhi në fund vendimi ishte për një vit ndërprerje”.
Gjatë kësaj interviste ai ka dhënë indikacione se është i interesuar për të marrë punë në Premier League pasi që tash për tash ka pranuar se është duke mësuar gjuhën angleze.