Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson se Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë.
Pesë herë fituesi i këtij trofeu, rrezikon për herë të parë në dhjetë vitet e fundit që të mbetet jashtë treshes finale së bashku me Lionel Messin.
Mediet e huaja raportojnë se Luka Modric, Kylian Mbappe dhe Rapahel Varane, do të jenë në podium si kandidatë për të fituar çmimin më të rëndësishëm individual në futboll.
Por, trajneri i Juventusit, ka thënë me bindje të plotë se Ronaldo e meriton këtë trofe për atë që ka bërë në sezonin e fundit.
Këtë deklaratë tekniku e ka thënë në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes që Juventus e luan me Spal.
“Nuk di asgjë rreth nominimeve për Topin e Artë, por Ronaldo e meriton për gjithë atë që ka bërë”, është përgjigjur Allegri.
Fituesi i Topit të Artë nga France Football do të bëhet i ditur më 3 dhjetor.