Allegri refuzon PSG-në

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Massimiliano Allegri vazhdon të mbetet një trajner i lirë edhe pse ka shumë oferta.

Së fundmi ishte kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint-Germaini, që ka tentuar ta bindë italianin. Drejtuesit e PSG-së nuk janë të kënaqur aspak me gjermanin Thomas Tuchel dhe dëshira e tyre e madhe mbetet Allegri.

Sipas mediave franceze, trajneri Allegri ka refuzuar ofertën e parë të PSG-së. Drejtori sportiv i francezëve Leonadro thuhet se do të ketë një takim me Allegrin për ta bindur të marrë drejtimin e skuadrës.

Por thuhet se trajneri italian është i interesuar të drejtojë një skuadër në Serie A.

Për Allegrin interesim së fundi ka shprehur Interi, që është i pakënaqur me trajnerin Antonio Conte.

Allegri është i papunë që prej largimit nga Juventusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme