Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka fituar edhe një çmim individual në Itali.
Allegri është trajner i vitit në Serie A, duke e fituar çmimin e përvitshëm Bankina e Artë.
Trajneri i Juves e fitoi për herë të katërt këtë çmim prestigjioz, i cili përcaktohet nga votat e trajnerëve të skuadrave të Serie A.
Një rekord ky për Allegrin që lë pas në këtë garë speciale dy emra me peshë si Fabio Capello e Antonio Conte.
Trajneri i bardhezinjëve grumbulloi në total 17 vota, duke lënë pas Maurizio Sarrin i cili vendin e dytë e ndau me Simone Inzaghin me nga tetë vota secili.