Massimiliano Allegri ishte dje (e enjte) në Torino, dhe kjo thuhet se është një tregues më shumë se ai mund të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit.
Juventusi po lufton për një vend në top katërshe këtë sezon në Serie A, por Andrea Pirlo mund të shkarkohet pavarësisht nga pozicioni i Bianconerëve në fund të sezonit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Massimiliano Allegri është kandidati kryesor për të zëvendësuar ish-mesfushorin italian në stolin e Zonjës së Vjetër.
Fakti që ai u pa në Torino dje (e enjte) dëshmon se ai mund të kthehet në klub dy vjet pasi u shkarkua.
Trajneri italian ende zotëron një shtëpi në Torino dhe djali i tij luan futboll në një ekip me qendër në qytetin alpik.
Raporti konfirmon që Fabio Paratici dhe Pavel Nedved do të largohen nga klubi nëse Allegri kthehet dhe e ardhmja e Andrea Agnelli është gjithashtu në dyshim.
Të dy, Paratici dhe Nedved shtynë Agnellin të shkarkojë Allegrin në vitin 2019 dhe kontratat e tyre skadojnë në fund të sezonit.
Drejtori i Exor, John Elkann thuhet se u takua me Agnellin në qendrën stërvitore të Juventusit të mërkurën për të diskutuar strategjitë e ardhshme të pronarëve të klubit.
Rezultatet e dobëta të Juventusit këtë sezon dhe pozicioni i Agnelli me UEFA-n dhe FIGC pas fiaskos së Superligës Evropiane mund të çojë në lamtumirën e tij.
Alessandro Nasi dhe Evelina Christillin janë midis kandidatëve për të zëvendësuar Agnelli ndërsa drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli mund të bëhet drejtori i ri sportiv i Juventusit.