Mesfushori ofensiv i Anglisë, Dele Alli, ka premtuar se nuk do të bjerë ndesh me rregulloret e reja të FIFA-s, të prezantuara për Kupën e Botës që i lejojnë referat të ndëshkojnë lojtarët në mënyrë retrospektive për shkelje gjatë ndeshjeve.
Rregulla e re, e mbështetur nga teknologjia e Video-Asistentit (VAR), mund të bëjë që lojtarët të ndëshkohen për një faul që kanë bërë dhe që nuk është vërejtur gjatë pjesës së parë, shkruan Koha Ditore.
Alli, që kishte futur veten në telashe për incidentet e kaluara për sjellje agresive te Tottenhami, mbetet optimist se temperamenti i tij nuk do ta mposht në Kupën e Botës në Rusi.
“Kur luan ndeshjet, je i fokusuar që të ndihmosh skuadrën sa më shumë që mundesh”, ka thënë Alli 22-vjeçar. “Nuk dëshiron ta vendosësh veten në një pozitë ku rrezikon çdo gjë dhe ia humb ndeshjen skuadrës tënde dhe vendit tënd. Unë thjesht do të jem vetja, siç jam gjithmonë”.