Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi kanë një fole të re për familjen që po e krijojnë në shtetin turk.
Dyshja romantike raportohet se ka blerë një super vilë në Çekmekoy pasi u bë e ditur se janë në pritje të një djali.
Vila është katërkatëshe dhe është në qytetin e bukur të Stambollit, e cila u ka kushtuar rreth 800 mijë euro gjersa tashmë kanë një shtëpi në Zincirlikuyu.
Shtëpia do të ketë një kopsht të madh dhe pishinë fantastike që mund ta shfrytëzojnë edhe gjatë dimrit.
Gjithashtu dyshja janë në kërkim e sipër të një shtëpiakeje si dhe të një gruaje që do ta ndihmojë bukuroshen tonë ta rrit djalin që do të vjen në jetë gjatë vitit të ardhshëm.
Almeda së fundi ka filluar edhe një karrierë në fushën e muzikës, ku ka sjell këngën e parë të titulluar Alabama.
Ndryshe, Tolga është duke punuar në projekte të reja filmike që do të mund t’i shohim në ekranet e vogla televizive.