Almeda Abazi nuk do të jetë më pjesë e serialeve turke

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Aktorja, prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Almeda Abazi, prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi, ndërsa atje ka filluar dhe ndërtuar karrierën e saj.

Ajo po ashtu është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin tashmë ka edhe një djalë të quajtur, Efehan.

E ftuar së fundmi në një emision turk, ajo ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj personale dhe profesionale, ku më shumë flet për largimin e saj nga aktrimi.

“Pas lindjes së djalit jam në një botë tjetër. Dua të vazhdoj televizionin por aktrimin nuk mund ta bëj”.

“Mezi shoh Tolgën prej orëve të gjata në punë. Nëse i futem dhe unë kësaj pune, nuk do arrijmë dot ta shohim njëri-tjetrin”, është shprehur ajo.

Ajo po ashtu ka folur edhe për periudhën e vështirë, kur djali i saj iu nënshtrua një operacioni, ku si shkas i këtij operimi u bë një kist.

https://www.instagram.com/p/B4KjRullFR2/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme