Modelja dhe prezantuesja shqiptare, Almeda Abazi, është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë.
Artistja, e cila jeton dhe vepron në shtetin turk, është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, akori turk Tolgahan Sayisman, së shpejti do të mirëpresin një vajzë.
Bukuroshja me prejardhje shqiptare ka ndarë së fundmi një imazh, në të cilin bën të ditur se është në muajin e nëntë të shtatzënisë.
“Nëntë muaj shtatzënë”, ka shkruar ajo.
Bashkangjitur imazhit zbulon se sonte në orën 18:00 do të bëjë një surprizë për fansat, me publikimin e një videoje.
Komplimentet në komente nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit që mban në Instagram.
Almeda dhe Tolga ndryshe kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2017.