Almeda dhe Tolga zbulojnë emrin e zgjedhur për vajzën

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur shqiptare, Almeda Abazi është tashmë në një pritje të ëmbël për herë të dytë me bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayisman.

Kurreshtja është e madhe për të gjithë interesimin që fansat kanë.

Almeda zbuloi përmes rrjeteve sociale se pret vajzë para disa javësh teksa tashmë ka zbuluar një tjetër detaj.

Modelja shqiptare ishte e ftuar në një emision në Turqi, bashkë me Tolgahanin dhe djalin e tyre, Efahan, ku ka treguar edhe gjininë e vajzës që pritet të vijë në jetë.

E pyetur nga moderatori, Almeda nuk ka ngurruar dhe ka treguar emrin: Alina.

Ndonëse në mendje kishte edhe dy emra të tjerë, aktorja shqiptare u shpreh se tashmë kishin vendosur ta quajnë vajzën Alina dhe kjo nuk do të ndryshojë.

https://www.instagram.com/almeda92/?utm_source=ig_embed


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme