Boksieria kosovare, Alnera Brahimi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për juniore, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Alnera shënoi fitore bindëse 5:0 ndaj estonezes, Aleksandra Meliss, në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 70 kilogramë.
Ajo synon ta fitojë edhe finalen dhe të shpallet kampione evropiane për të reja.
Por, për çdo rast, ajo tashmë e ka siguruar medaljen e argjendtë dhe epitetin e nënkampiones.