Atletico Madridi dëshiron të transferojë mbrojtësin e Chelseat, Marcos Alonso këtë verë, njofton “Don Balon”, transmeton Koha.net.
Trajneri i Atleticos, Diego Simeone e sheh 29-vjeçarin si përforcim ideal për krahun e majtë të mbrojtjes. Simeone po planifikon të bëjë disa ndryshime në skuadër.
Alonso ka luajtur vetëm 11 ndeshje në Premier League me Chelsean këtë stinor. Ai te Chelsea u transferua në verën e vitit 2016 nga Fiorentina për 23 milionë euro.
Për Alonson është duke u interesuar edhe Interi.