Alpinistja 16 vjeçare nga Peja, Mrika Nikqi, ka shpërndarë disa fotografi gjatë ngjitjes në Mount Everest.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se i është dashur të qëndrojë në Kampin Bazë të këtij vendi për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
“Për një javë ishim të detyruar të qëndronim në Kampet Bazë për shkak të motit”.
“Pavarësisht se ne presim me padurim që të ngjitemi malit sa më shpejt, u përpoqëm që të kalojmë sa më mirë këtu”.
Përndryshe qëllimi i alpinistes Nikqi është që të ngjitet në majat më të larta të shtatë kontinenteve para 18 vjetorit të lindjes së saj, me çka do të bëhet vajza më e re në botë që ka kaluar këtë sfidë – Seven Summits.