Alternativa për Kosovën, nga sot, nuk është më në koalicion në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kështu edhe deputetët e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda nuk do të jenë pjesë e grupit parlamentar të LDK-së, por do të veprojnë si deputet të pavarur duke përfaqësuar vetëm subjektin e tyre politik.
Burime brenda Alternativës kanë thënë për Indeksonline se ky vendim është marrë pas diskutimeve me të gjitha organet e kësaj partie dhe është nënshkruar nga dy deputetët e këtij subjekti që përfaqësojnë qytetarët në Kuvend.
Vendimi i është dërguar edhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.