Alternativa mban Konventën, thotë se po mobilizohet për zgjedhje sivjet

Prishtinë | 10 Shk 2018 | 12:34 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova ka nevojë për një qeverisje të drejtë, kështu u tha në konventën e parë zgjedhore të partisë Alternativa, ku pritet të zgjidhet edhe kryetari i kësaj partie, Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia Qendrore.

Bashkëthemeluesi i partisë, Ilir Deda tha se nuk ka njohuri nëse ka ndonjë subjekt politik që ka kaluar aq shumë sfida për një kohë të shkurtër, sa ka kaluar Alternativa.

“Ajo çka është më me rëndësi është se sfidat në bëjnë më të fortë. Viti 2018 është viti i partisë tonë. Kosova sot gjendet në një situatë të rëndë, e kemi një qeveri të papërgjegjshme por në të njëjtën kohë e kemi një ngjallje të forcave progresive në Kosovë”, tha Deda, raporton Ekonomia Online.

“Ky vit do të jetë i rëndë për shkak të Gjykatës Speciale, për shkak të dialogut me Serbinë por edhe për shkak të zgjedhjeve. Do të na duhet mobilizim më i madh, punë e palodhshme që të vijm tek dita për ndërrimin e qeverisë. Shtyllat tona janë barazia e ligjit dhe ne në fokus e kemi mirëqenien e individit. Ne e mbështesim iden e shtetit të partisë liberale”, tha Deda.

Ndërsa njëra ndër figurat kryesore të Alternativës, ish-kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari tha se njerëzit në Kosovë po harrojmë të jetojnë normal.

“Po harrojmë të krijojmë një shoqëri ku të drejtat janë të barabarta. Derisa në botë një makinë shkonë në mars, ne jemi mbyllur në 10 mijë metra katror. Për mua është pikëllim i thellë, e bëjnë preokupim vizën e kryeministrit, krejt këtë situatë e kemi bërë së bashku, për arsye se Kosova sot nuk është në rrezik nga ata që ja duan të mirën por nga ata që janë inferior”, tha Kusari.

Ajo tha gjithashtu se Alternativa është duke kërkuar njerëzit që duan ta ndërtojnë shtetin.

“Ne kërkojmë atdhetarët që duan ta ndërtojnë shtetin, do të bëjmë aleanca me gjithë ata që e duan Kosovën me integritet. Në Kosovë nuk po shihet një perspektiv për njerëzit e aftë, ku të njëjtit pranohen në shtetet tjera. Do të i luftojmë të gjitha ato forca që e katandisën këtë vend. Kurr nuk ka qenë më e lehtë të ndahen të mirët dhe ata që e dëmtuan këtë vend”, deklaroi Kusari.

Në Konventën e kësaj partie i pranishëm ishte edhe zyrtari i LDK-së, Ismet Beqiri i cili tha se subjekti i tij do ta mbështes partinë Alternativa.

“Askush nuk don që Kosova të qeveriset nga një qeveri qe e ka katandisur këtë vend. Një subjekt politik i madh i jep krah një subjekti që është në fillim. Sikur që Kosovës i duhet një partneritet i fuqishëm brenda, ndjenja i të qenit i madh është i gabueshem, neve na duhet ideja e përbashkët e një qeverisje të mirë. Duke u bazuar në vendimet e fundit është parë që nuk është e lehtë të qeverisësh. Ju e keni një të mirë, e keni LDK-në”, tha Beqiri.

Përveç tyre pjesë e kësaj konvente ishte gjithashtu deputeti i pavarur, Korab Sejdiu që tha se tek partia Alternativa është parë përkushtim që nga themelimi i tyre.

“Përkunder sfidave, un tek ju e kam parë një grup të përkushtuar, duke u nisur nga kryesuesja. Besoj që ka ardh koha që duhet të kemi dinjitet. Mënyra më e mirë me ec përpara është me i mbajtë përgjegjës njerzit të cilët u’a delegojmë votën tonë. Unë besoj në këtë vend dhe në qytetarët e këtij vendi, Kosova nuk ka parë më herët nje shpresë kaq të madhe”, tha Sejdiu.

Të ngjashme