Alternativa: Qeveritarët familjarët i shërojnë jashtë, nuk u besojnë mjekëve kosovarë

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 12:58 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Alternativa në konferencën e rregullt javore ka akuzuar Qeverinë për ikjen e mjekëve nga vendi, raporton Ekonomia Online.

Prandaj sipas kësaj partie Qeveria nuk po u beson shifrave të ikjes së personalit mjekësor ngase ata familjarët e tyre i shërojnë jashtë vendit dhe nuk kanë nevojë për mjekim në institucionet shëndetësore këtu.

Gurakuq Dobruna, anëtar i Kryesisë qendrore dhe Kryetar i degës së Alternativës në Gjakovë, tha se gjendja në sistemin e shëndetësisë po shënon ngecje.

Sipas tij, vlera e mjeteve të ndara për krye të banorit për shëndetësi është më e vogël se vendet e rajonit.

“Gjendja e sistemit shëndetësor është në ngecje që ka bërë që qytetarët se bashku me personelin kanë ikur nga vendi.  Këtij sistemi nuk i beson as Qeveria ngase edhe familjarët e tyre i shërojnë jashtë vendit”.

“Dilemat mbesin: Si të e shpenzojmë buxhetin? Si të jemi të drejtë? Me çfarë baze të miratojmë apo të kundërshtojmë? Si të kuptohemi gjatë planifikimit të buxhetit? Si të mos gabojmë?”.

“E kemi kryer një analizë të shkurtër vlera e mjeteve të ndara për krye të banorit për shëndetësi është shumë më shumë e vogël se vendet e rajonit”.

“Efikasiteti i shpenzimeve ne sistemin publik nuk e është. Nuk kemi hulumtime sa i përket efikasitet të cilësisë”.

Basri Komoni, nga komiteti për shëndetësi, tha se me sistem informativ shëndetësor do të ishte më e lehtë të identifikoheshin problemet.

“Kërkojmë një diskutim publik për zgjedhjen e këtyre problemeve. Me sistem informativ të shëndetësisë do të kishim më lehtë t’i gjejmë problemet dhe sipas saj të kërkojmë ndihmë nga bashkësia kombëtare “.

“Po ashtu specifikohet pakot e pensionistëve me implementim të sigurimit shëndetësor. Do të dihej lloji dhe sasia e ilaçeve të duhura”.

“Do të bëhej publikimi i të dhënave se a ka shërim efikas për taksapaguesit. Me këtë motivohet edhe personeli shëndetësor”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/421814741954738/

Të ngjashme